Profosersha 28 vjeçare e cila mbante ligjërata në shëndetësi dhe mësime seksuale, dënohet me dy vjet e gjashtë muaj burgim në burgun shteteror, pasi ajo pranoi akuzën për përdhunimin e një të mituri. Rachel Gendron është dënuar të premten në Gjykatën e Lartë në Worcester, Angli. Ajo u akuzua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçarin pasi e kishte marrë në shtëpinë e saj në tetor 2012. Gendron ka punuar me kohë të pjesshme si profesoreshë në një shkollë të mesme për djem dhe në atë kohë ata kanë qenë në marrëdhënie. Ajo i tha gjykatës se marrëdhënia filloi kur ajo u përpoq për të këshilluar djalin i ri, i cili i kishte thënë se ai ndjehet i ndihet i vetmuar dhe se askujt nuk mund t’i besoj. (er,.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb