TIRANË-News24 dhe Balkanweb zbardhin formulën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo formulë parashikon vettingun përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) të gjithë anëtarëve të KLGJ dhe KLP. ONM do të ketë një rol rekomandues dhe jo vendimmarrës.

KLGJ dhe KLP do të përbëhen nga 11 anëtarë, 6 do të vijnë nga gjyqësori, dhe pesë do të zgjidhen nga kuvendi. Kandidaturat do të zgjidhen nga një komision ad hoc, i përbërë nga pesë anëtarë: tre nga shumica dhe dy nga opozita.

Ky komision kalon kandidaturat me katër vota. Gjithashtu parashikon edhe hedhjen e shortit në rast se gjatë dy raundeve të para të votimit, Parlamenti nuk i zgjedh dot anëtarët e këtyre dy trupave.

Por në Komision Ad Hoc, lista prej 5 anëtarësh miratohet me konsensusin e opozitës. Kandidaturat janë të lira dhe nuk propozohen nga Dhoma e Avokatisë, noterisë, etj. Në Komision lista miratohet me 4 vota, pra me konsensus.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: