Lëvizja Socialiste për Integrim iu është përgjigjur flakë për flakë zërave të Partisë Socialiste që hodhën sot poshtë propozimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta mbi nevojën e krijimit të një qeverie “besimi” për zbutjen e ngërçit politik në vend.

Nënkryetarja e LSI-së, njëherazi deputetja e kësaj partie, Kejdi Mehmetaj me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar ndër të tjera se “nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët”.

STATUSI I PLOTË I KEJDI MEHMETAJ
Mbrëmë Kryesia e LSI mori vendimin e saj të prerë në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Qartazi u shprehëm se heqim dorë nga çdo mandat dhe pozicion i yni për të siguruar stabilitet dhe qetësi për shqiptarët.
Ne hoqëm dorë nga çdo gjë, tani është rradha që secili të heqë dorë nga diçka!
Nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb