Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Muastafaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 foli për protestën e opozitës e cila mbylli javën e dytë të saj.

Ndër të tjera ai i qendroi idesë së tij se që në fillim kryedemokrati Basha duhet të ishte distancuar nga ish-lideri historik Sali Berisha. Po ashtu ish-deputeti foli edhe për kthimin në parlament, vendim i cili i takon niveleve të larta të partisë.
Pse duhet të distancohet

“I qëndroj idesë që Basha duhej të afirmonte veten si një njeri që nuk është në hijen e Berishës. Është në nevojë të PD-së që të formatonte partinë, tashëm është shumë vonë t’i shtrohet kjo kërkesë. Nevoja e madhe e Bashës është të afirmojë një program vijë që e çon vendin në fitore. Të arrijë të ngjallë një shpresë”,- tha ai.

Mustafaj tha se protesta ka treguar efekte pozitive, duke mobilizuar bazën dhe duke ngritur një konferencë permanente shtypi mes bulevardit.

Por pyetja që ai shtroi është nëse kjo opozitë regjistrohet në zgjedhje pa qeverinë teknike që e ka kërkuar me ngulm, apo do ketë një skenar maqedonas.

Protesta ka një profil të qartë të asaj çfarë është dhe se çfarë do të jetë, bien aludimet se do të bjerë. Është shprehje e pakënaqësisë dhe mospërputhjes së dy palëve për një rrugë të përbashkët. Kjo protestë ka treguar efekte pozitive, ka mobilizuar bazën, ka ngritur një konferencë permanente shtypi mes bulevardit, këto janë arritje të rëndësishme, duke ditur që pas 3 muajsh vijnë zgjedhjet. Besoj se nga shenjat që ka, opozita do të zgjasë, momenti delikat do jetë kur të gjenden para detyrimit ligjor për regjistrimin në zgjedhje. Aty do shihet nëse kjo opozitë do futet në zgjedhje pa qeverinë teknike që është kërkersa tyre, apo do rezistojë deri në fund dhe do kemi skenar maqedonas,” tha Mustafaj.

A janë Rama e Meta bashkë, a funksionon koalicioni mes tyre?
Nuk kam shumë informacione për këtë por e shoh si një takim të rëndësishëm mes dy partive për koalicionin e tyre. Ka qenë një takim që ka shërbyer për të krijuar koherencë sistemit qeverisës, për t’i dhënë qetësi Ramës, sepse mendoj se Rama është më në siklet në këtë pjesë.

Ka dështuar vizita e Mogherini-t për të përcjellë mesazhin e saj?
Është e qartë që nuk mund të ketë fillim të bisedimeve me Europën nëse nuk zbatohet Reforma në Drejtësi. Deklaratat e Mogherini-t ishin realiste por nuk caktoi një kalendar. Basha nuk del jashtë objektivit, se nuk ka thënë asnjëherë që do ta votojnë procesin e Vetting-ut por tha se kjo do të ndodhë pasi të bëhet qeveria teknike.

(e.f/m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb