Ata që kanë guxuar janë sulmuar, rrahur dhe vjedhur. Disa janë zhdukur, tregojnë refugjatët Një reportazh nga televizioni Al Xhazira iu kushtua perspektivës
së mbylljes së kampit të Idomenit dhe fatit të 10,000 refugjatëve sirianë.

Megjithë pasigurinë e të ardhmes së tyre duket se ata ngurrojnë të shkojnë drejt Shqipërisë për shkak të krimeve që thuhet se u paskan ndodhur të rinjve sirianë që kanë guxuar të kalojnë ku놵ႍrin. Idomeni është shumë afër Shqipërisë dhe Maqedonisë. Aty kanë mbetur refugjatët që nuk kaluan dot kufijtë për të shkuar drejt vendeve të BE-së, kryesisht Gjermanisë.

Tani që Maqedonia ka mbyllur kufirin (ashtu si Hungaria, Kroacia e Sllovenia) refugjatët nuk kanë se ku të shkojnë. Një pjesë e madhe po i kthejnë në Turqi. Lajmi që Greqia do ta mbyllë kampin e Idomenit i vë ata përpara dilemës nëse duhet të provojnë fatin duke shkuar në Shqipëri, me premtimin se që aty mund të kalojnë detin për në Itali. Dikur Otranto ishte një burim i madh trafiku njerëzor, por sot koha e skafeve ka ikur. Deti patrullohet me kujdes nga njësi shqiptare e italiane. Disa mendojnë gjithësesi që trafiku mund të rifillojë.

Por refugjatët e intervistuar nga Al Xhazira kanë thënë se kanë frikë të shkojnë në Shqipëri. Qarkullojnë shumë historira se të rinjtë sirianë që kanë kaluar kufirin janë sulmuar, rrahur dhe vjedhur. Madje disa prej tyre nuk janë parë më. Nuk dihet nëse këto histori janë të vërteta por ato kanë rritur ngurrimin e refugjatëve për të kaluar ku놵ႍrin shqiptar.

Në të kaluarën, varfëria në Shqipëri dhe mungesa e një kalimi tokësor drejt Gjermanisë kanë qenë arsyet që dallga e madhe e refugjatëve nga Siria dhe Iraku ka shmangur vendin tonë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: