Qeveria greke dëshiron të mbyllë problemet e prapambetura dhe irredentizmin me Shqipërinë përfshirë delimitimin e hapësirës detare më synim kërkimet për hidrokarburet në det. Kështu e nis një artikull të gjatë gazeta greke, “Protothema”

Çështa është pjesë e një marrëveshje paketë që synon të zgjidhë problemet 100 vjeçare midis dy vendeve, thotë Kotzias.

Marrëveshja pritet të konkretizohet sipas gazetës, gjatë muajit korrik dhe synon gjithashtu heqjen e ligjit të luftës, heqjen e tarifës konsullore të dokumenteve të qeverisë greke, njohjen e patentateve shqiptare, çështjen e pronave, mbrojtjen e te drejtave te pakicës kombëtare greke, eliminimin e raporteve irredentiste nga tekstet shkollore shqiptare, gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës  së Dytë Botërore,

asa

Ajo gjithashtu do të shoqërohet me një pakt të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit. Gazeta shkruan se kjo do të vuloset me takimin e Kryeministrit grek Alexis Tsipras me homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Ata u takuan shkurtin e kaluar, ku ranë dakord të vazhdonin menjëherë për të gjitha këto çështje.

“Protothema” shkruan se ka pasur dyshime se një marrëveshje paraprake mes dy ministrave mund të jetë nënshkruar tashmë. “Ne i kemi vënë të gjitha këto probleme në një paketë. Ne kemi zgjidhur disa çështje të vogla, veçanërisht ato që lehtësojnë punëtorët ose emigrantët nga Shqipëria. Tani kemi çështjet e mëdha “, tha Nikos Kotzias.

“Braktiset” Epiri i Veriut

Një nga çështjet kyçe dhe të vështira të negocimit është heqja e irredentizmit. Për këtë qëllim, shkruan gazeta, të dy vendet duket se kanë rënë dakord të “shmangin referencat dhe identifikimet gjeografike që potencialisht mund të stimulojnë tensione midis dy popujve”. Në veçanti, pala greke ka rënë dakord për heqjen e termit “Epiri i Veriut”. Nga ana e saj, Shqipëria do të braktisë termin “Çamëria”.

Në artikull thuhet se pakica greke i është nështruar një “persekutimi të pamëshirshëm”, duke nënvizuar se edhe sot u rrëmbehen pronat.

Marrëveshja parashikon krijimin e komitetit të përbashkët shkencor për rishkrimin e teksteve. “Vlen të kujtojmë se për dy dekada, Shqipëria është zotuar të heqë të gjitha referencat anti-helenike nga librat shkollorë”, shkruan “Prothotema”, sipas të cilës, muajt e fundit, Komitetet e Përbashkëta janë takuar të paktën dy herë, por nuk është bërë progres në këtë drejtim.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: