PARIS- Një punëtor sigurimi i stadiumit kombëtar “Stade de France” është vlerësuar si hero, pasi që besohet se ka parandaluar tragjedinë e jashtëzakonshme brenda stadiumit.

Punëtori mysliman që ka dashur të identifikohet vetëm si Zouheir, ka thënë se nuk e ka lejuar një person të hyjë brenda, pasi që ka vërejtur se kishte eksplozivë në trup. Sipas rrëfimit, ky person kishte tentuar të hyjë në stadium 15 minuta pas fillimit të ndeshjes miqësore Francë-Gjermani.

Pak kohë pasi është kthyer mbrapsht, terroristi e ka aktivizuar eksplozivin duke bërë vetëvrasje.
Rrëfimin e ka konfirmuar edhe një pjesëtar i Policisë që ka konfirmuar se qëllimi ishte që eksplozivi të vendosej brenda në stadium.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: