TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në faqen e tij në “Facebook”. Pas një fotoje të publikuar të një ndërhyrje kirurgjikale në Korçë, një qytetar i ankohet Ramës se jo vetëm që nuk gjen punë por edhe se nuk i japin ndihmën ekonomike pavarësisht se të ardhurat i ka zero lekë. Përgjigjja e kryeministrit është padyshim mbresëlënëse.

Rama i kërkon t’i tregojë se ku i gjen paratë për iPhone, internet dhe kafe në mes të qytetit e më pas do ta kuptojë pse kërkon atë që nuk i takon. Ndërsa një komentuesi tjetër që flet për problemet e mjekësisë, i cili me sa duket është i ri, i këshillon të shkojë në shkollë.

REPLIKAT
Komentues 1: Edhe një herë po ta them shih njerëzit në nevojë siç është rasti im me të ardhura mujore zero lek, ti punë jo që jo por edhe ndihmën ekonomike nuk ta jep pasi nuk e lejonka sistemi sipas drejtorisë së Shërbimit Social Durrës, lëri selfiet e mjekëve, por merru me njerëzit në nevojë, sa herë duhet ta përsëris.

Edi Rama: Kur të më tregosh me shkrim këtu si i gjen paratë për ajfon e për internet e për kafe në mes të qytetit, atëherë do ta kuptosh edhe vetë pse kërkon atë që s’të takon, ndërkohë që për punë shko tek zyra e punës por ama mos i bëj naze ofertave siç bëjnë disa që thonë unë dua punë po e dua në shtet?

Komentues 2: Shëndetësia falas? Ore e bëjnë operacionin se atë zanat kanë por si i bëhet atyre që thonë: “Eja te klinika ime private se s’ka laboratorë në shtet, apo s’kemi anestezi, shko merr medikamentin filan farmaci e lloj-lloj justifikimesh? Rritjuni rrogat atyre ju, rritjuni rrogat… Se na nxjerrin në dritë ata ne… Të shohin nga xhepat e s’të pranojnë analizat e bëra në shtet vetëm ti bësh ku duan ata! Në fund? haha ikin drejt vendeve në zhvillim si Gjermania e i bëjnë goolin Shqipërisë!

Edi Rama: Shko në shkollë xhan shko në shkollë!

Paloka fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: