ELBASAN- Takimi që po mbahet me qytetarët e Elbasanit mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij është shoqeruar me batuta nga kreu i ekzekutivit. Kështu, teksa dëgjonte qytetarët për problemet e tyre, Rama u ndal në bashkëbisedim me një qytetar, ku ky i fundit kishte probleme me legalizimin e banesës.

Ndërkohë, Rama nuk kurseu ironitë për drejtorët e institucioneve, ndërsa shtoi se ata e kanë në terezi.

BATUTAT
Qytetari:
Kur të dëgjova ty në Berat një muaj më parë desh theva televizorin, se më thanë që nuk do marrë certifikatën e pronësisë.
Rama: Televizorin e theve apo jo?
Qytetari: Televizorin nuk e theva jo
Rama: Hajde merre certifikatën se drejtori ma dha mua para se të hyja këtu. Se drejtori djalë i mirë, por e dinte që ose ti do merrje certifikatën ose ai do të lirohej nga detyra.

Rama: Kjo është ajo që duhet bërë që të bashkëpunojmë unë dhe ti që të punoj dhe drejtori. Të ruhemi nga drejtorët. Se ata e kanë në terezi, kush e ha jam unë dhe ti. Mua të më bëhet puna, ty te mbaroj puna.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: