Kryeministri Edi Rama dhe Shefi i Diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati nisën sot vizitën një javore në SHBA ku morën pjesë në mbledhjen hapëse të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
21686064_10213145855108374_154102636255562559_n (1)
Kohën e lirë në përfundim të mbledhjes së OKB-së ata e shfrytëzuan për tu takuar me shqiptarët e Nju Jorkut. Por, pas takimit Rama dhe Bushati kanë dalë dhe kanë takuar në rrugë shqiptarë që jetojnë atje. Njëri prej tyre, Edmond Sokoli tregoi edhe bisedën me Ramën dhe Bushatin.
21559005_10213145855148375_728215928870802488_n (1)

Ai i postoi fotot në “Facebook”, ku shkruante: With “Timonerin” with his friend. ✌✌??
“Jo me thënë të drejtën unë s’deshta me ba foto. I thash s’jam me ty ,jam me PD. Po më tha ec mor burr se ne e PD një parti jena ,biles tha unë them se Luli asht shume çun i mirë. kur me tha kështu s’pata ka me ja mbajt”,-shkruan Sokoli në facebook.

Ndërsa për bisedën me Bushatin ai shkruan: “I mërzitun ishte ai shumë ,4 vjet ministër, ma shume ne kryeqytete te botes tha i kam kalu se ne shpi teme,menova se pshtova ,vec kur me tha Edi ,hajt Ditmir edhe 4 vjet do durosh ske ca ban,smujta me ja prish tha”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb