TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste tha se do i shkojë deri në fund gjetjes së të vërtetës nëse Saimir Tahiri është i pafajshëm apo jo. E në këtë linjë, ai tha se grupi i PS-së voton unanimisht kundër kërkesës për arrestimin e tij, por do t’i lejojë prokurorisë që të kërkojë prova, madje edhe t’i kontrollojë banesën, ish-ministrit.

Që Tahiri të bëjë drejtësinë e tij por edhe Prokuroria të gjejë provat e duhura, kryeministri e përjashtoi deputetin nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

“Kërkesën për arrest e refuzojmë unanimisht, por jemi për hetimin e plotë, heqjen e autorizimit për dalje jashtë shtetit, detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, kontroll personal dhe të banesës, ndalimin e qëndrimit në vende të caktuara”,- tha kryeministri.

Saimiri do jetë një deputet lirë për të bërë drejtësinë e tij, u shpreh Rama dhe shtoi se gjatë kësaj kohe “Prokuroria mund të mbledhë prova dhe jo gazeta”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: