TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur foton e Mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, në muajin Mars të vitit të shkuar, si foton e ditës, më të bukur për vitin 2015.

Kryministri Rama ka postuar në rrjetin social “Facebook”, një foto nga lart të tryezës së mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Kjo mbledhje e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës ishte e dyta, pas asaj të zhvilluar në Janarin e vitit 2015 në Prizren.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: