TIRANE– Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga protesta e opozitës në çadrën e vendosur para Kryeministrisë, ajo çka e “shqetëson” më së shumti kreun e qeverisë është zhurma. E jo konkretisht zhurma, por muzika që vendoset gjatë gjithë kohës, për të mbajtur “në formë” protestuesit që qëndrojnë aty.

I ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili në “News 24”, Rama ka ironizuar në një farë mënyrë me “shijet muzikore të protestuesve”, duke iu dhënë edhe këshilla.

“Sot nuk e kishin Bashën, i dëgjoja që kishin vetëm muzikë. Aman muzikën një çik me kujdes, volumin si të doni, por zgjidheni pak me kujdes”, tha Rama gjatë emisionit.
protestuesi roker
gg

Çfarë muzike doni ju?
Jo nuk kam arritur deri atje, sa t’u zgjedh muzikën. Opozita ka të drejtë të zgjedhë muzikën vetë.

Ju po i tallni?
Largqoftë që unë të tallem. Është diçka ironike. E gjithë kjo e bën qesharakë. Është një formë krize, që ka shpërthyer në formë çadre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb