TIRANË-Kryeministri Edi Rama po pret në kafe mbërritjen e kancelares gjermane Angela Merkel. Rama qëndron i ulur tek hotel ‘Rogner’ me këshilltarin për mediat, Endri Fuga, ndërsa delegacioni shqiptar udhëtoi në aeroportin e Rinasit të mirëpresë Merkelin.

Kryeministri ka zgjedhur të shpenzojë këtu kohën teksa pret Merkelin të mbërrijë në Tiranë dhe jo pa qëllim. ‘Rogner’ ndodhet krah godinës së kryeministrisë ku dhe do të bëhet pritja. Ngjitur me tryezën pranë Ramës ndodhen të ulur deputetja Majlinda Bregu me të cilën Rama ka shkëmbyer disa herë buzëqeshje nga njëra tavolinë tek tjetra. Artisti Anri Sala, një mik i Edi Ramës iu bashkua tryezës pak minuta më pas.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb