TIRANE– Kryeministri Rama ka zhvilluar ‘Komunikimin javor’ ku ka folur edhe për protestën e opozitës. Kryeministri tha se është e drejtë e opozitës të protestojë paqësisht, ndërsa respekton vullnetin e qytetarëve. Ndër të tjera Rama u shpreh se udhëheqësit e opozitës protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo tingëllon qesharake, pasi nuk ka asnjë tentativë për të cenuar zgjedhjet.

“Dje pamë një protestë të thirrur prej kohësh nga opozita dhe vunë re ndryshimin. Edhe transmetimi live i kësaj proteste ishte nënvizim për një shoqëri pluraliste ku nuk duhet të përsëritet dhuna. Por përkundër respektit për njerëzit që protestojnë ngremë një pyetje për udhëheqësit e tyre. Më tingëllon qesharake qe këta protestojnë për zgjidhje të lira dhe të ndershme, pasi nuk ka pasur ndonjë cenim apo tentative për të cenuar zgjedhjet. Nuk ka ndonjë provë që zgjedhjet nuk do jenë të lira dhe të ndershme. Për më tepër udhëheqësit e protestës kanë një bilanc politik të dobët në raport me standardet e zgjedhjeve. Pra çfarë është kjo zhurmë për zgjedhjet? Udhëheqësit e kësaj proteste kanë qenë në pushtet dhe shqiptarët kanë përjetuar dhimbje nga kjo qeverisje.”- tha Rama.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154489692906523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

“Protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë edhe vetëlargimin e qeverisë, por nëse çadra që polli protesta e djeshme do shërbejë si streha për t’u mbrojtur nga reforma në drejtësi, ata, protestuesit e djeshëm do jenë të tradhtuarit më të mëdhenj nga udhëheqësit e protestës së tyre. Unë s’kam asnjë formulë magjike për kuruar më shpejt plagët e të shkuarës. Vettingu do të pastrojë duart e drejtësisë. Reforma është vijë e qartë ndarëse mes Shqipërisë që trashgëuam nga organizuesit e protestës së djeshme dhe Shqipërisë së sotme. Bazuar në kërkesën tonë për ndihmë, ndërkombëtarët do ta ndjekin hap pas hapi. Ata që thirrën njerëzit dje në protestë nuk e duan reformën, që do largojë gjyqtarët e korruptuar. Duan t’i mbrojnë me çdo kusht të korruptuarit në pallatin e drejtësisë. Këtë frikë të llahtarshme e maskojnë me thirrjen absurde për zgjedhje të lira e të ndershme. Por deri tani nuk është shprehur asnjë ankesë për zgjedhjet e 18-qershorit, kjo gjë nuk diskutohet. Do të jenë më të mirat që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Zgjedhjet do të shërbejnë për të ardhmen e popullit, ne jemi me krenari një qeveri që e mbështet reformën në drejtësi, e cila duhet të nisë një orë e më parë me zbatimin e vettingut, pasi jemi të vendosur të bjëmë reforma në arsim, shëndetësi, kudo për të lënë pas Shqipërinë e gjithë këtyre viteve. Të jesh kundër reformës është kulmi i hipokrizisë. Njerëzit janë të lirë të mendojnë ndryshe nga unë, le të protestojnë kundër qeverisë, por nëse çadra që polli protesta e djeshme do të shërbejë për pengmarrësit e vettingut nga reforma në drejtësi, ato do të jenë më të zhgënjyerit. Deri në ditën e fundit të këtij mandati do punojmë fort, e do kërkojmë një mandat tjetër për vendin, që ne kërkojmë ta fusim në Europë me të drejta të plota,” tha Rama.

(d.d/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb