ryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbrëmjen e sotme për Prekë Calin. Në një postim në Facebook-un e tij, ai  rikujton se e ka përmendur Calin edhe më herët në AMARCORD.  Kështu i përgjigjet kreu i qeverisë akuzave që i janë bërë për shembjen e banesës së Prekë Calit, e cila rezulton pa leje nga IKMT.

“Kur Prekë Cali kujtohej në këtê faqe të vajmedetshmit ku ishin??” shkruan Rama në Facebook bashkangjitur fotos së postimit të bërë më 12 prill.

Përmes një postimi në FB, Rama ka publikuar një foto që tregon një postim të tijin në rubrikën Amarcord për Prekë Calin. Madje ai ironizon ata që e akuzojnë për shembjen e banesës së heroit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: