TIRANË- Përmbytjet e fillim dhjetorit janë kthyer në temë debatesh në seancën e sotme të Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama duke replikuar me Edmond Spahon e PD-së tha se gjithçka ndodh sot vjen si pasojë e investimeve të munguara në kohën e demokratëve. Ai madje tregoi se për një projekt si by pas-i i Shkodrës i është ankuar në zyrë dhe vetë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

“Po të mos ishin bërë ato investime do kishim pasur një situatë tragjike, investimet tona kanë krijuar kushtet për të qenë më shumë të mbrojtur. Ju nga përmbytja e Shkodrës nxorët atë by pass-in e Bunës që ka ngritur tërë demokratët me në krye Voltana Ademin. Ata kërkojnë të ndryshohet projekti. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka ardhur tek unë dhe ka kërkuar të ndalohet projekti dhe qeveria ta ndryshojë”,- tha Rama.

vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: