TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë me disa pamje nga ura 300-vjeçare e Shën Prodhomit që sipas tij këtë vit do të restaurohet. Rama thotë se për të evituar dëmtimin, ura do jetë e destinuar vetëm për këmbësorët dhe paralelisht me të do ndërtohet një urë e re për transportin e mjeteve.

Statusi i plotë:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga ura 300 vjeçare e Shën Prodhomit, që këtë pranverë do të restaurohet tërësisht duke krijuar bashkë me Manastirin e Shën Prodhomit dhe 4 kishat e restauruara tanimë të Voskopojës një destinacion të ri dhe të kompletuar turistik për zonën, ju uroj një ditë të mbarë ?
Për të evituar dëmtimin e këtij monumenti kulture të kategorisë së parë nga mjetet e rënda, ura do të jetë e dedikuar vetëm për këmbësorët dhe paralelisht me të do të ndërtohet një urë e re që do të shërbejë posaçërisht për transportin e makinave ?

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: