TIRANE– Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e Moisi Habilajt në Itali, si kapo i një bande të trafikut të drogës dhe armëve nga Shqipëria drejt Italisë.

E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24 Duke iu referuar disa burimeve nga Prokuroria shqiptare gazetarja tha se priten arrestime nga radhët e policisë shqiptare si të lidhur me Moisi Habilajn.

“Një informacion nga një burim i imi nga Prokuroria, që është e sigurt që nga pala italiane ka një sërë drejtuesish të kupolës së Policisë së Shtetit që dyshohen të përfshirë me këtë grup që janë në hetim nga pala italiane. Autoritetet shqiptare duhet të presin ardhjen e dosjes në Shqipëri. Prokuroria shqiptare duhet të presë dosjen e Italisë. Duke u nisur nga kjo unë mendoj se shumë shpejt do kemi edhe zyrtarë të policisë të arrestuar”-tha Lala, raporton BalkanWeb.

Lala u shpreh ndër të tjera se ministri i Brendshëm do e ketë të vështirë të pastrojë policinë nga krimi.

“Saimir Tahiri la një polici akoma edhe më të korruptuar. Xhafaj do e ketë të vështirë të bëjë pastrimin e policisë nga krimi”- tha gazetarja e News24, Klodiana Lala.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: