NGA Anxhela DEVOLE

TIRANE- Regjisori Edmond Topi bën bashkë plejadën e aktorëve të kinematografisë shqiptare: Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja e Karafil Shena, me brezin e aktorëve Ema Andrea, Gazmend Paja dhe Elia Zaharia Zogu. Skenari i Uli Bree është përshtatur nga vetë regjisori për të përcjellë një mesazh pozitiv lidhur me raportin e brezave, të harruar si pasojë e tranzicionit dhe mungesës së kujdesit të shoqërisë për ta.

Pas një sherri, për t’i shpëtuar burgut, Robi, i cili interpretohet nga Gazmend Paja, punon vullnetarisht në një shtëpi të moshuarish. Ai zbulon talentin e tyre dhe bashkë me ndihmën e infermieres, e cila interpretohet nga Elia Zaharia Zogu, ata marrin pjesë në një konkurs, bëhen të famshëm dhe priten si yje.

Tek “Yjet e së ardhmes” interpreton edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj, në rolin e kryebashkiakut, por edhe fans i grupit “Robi dhe trinitrina”.

“Yjet e së ardhmes” do të shfaqet nga 14 dhjetori në të gjitha kinematike e qytetit, por edhe në qendra të të moshuarve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: