Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Reportazhi për Bulqizën, Rama kërkon falje: Gabimi që bëra me gazetarët e “Le Iene”

Edi Rama tek studio e hapur

TIRANE- Kryeministri Edi Rama kërkon falje për deklaratat e bëra nga Bulqiza në lidhje me reportazhin e emisionit “Le Iene”, që tregonin se si fëmijët e Bulqizës mbidhnin krom për të ndihmuar familjet.

Ndonëse e quajti reportazh të ndryrë dhe me pamje të vjetra, i ftuar sot në “Studio e Hapur në News 24 ai tha se nuk e kishte parë reportazhin kur bëri këto deklarata dhe e kishte ngatërruar me një rast tjetër.

“Unë nuk e kam parë vetë, unë e mora si informacion. C’ka kam thënë është se rastet janë sporadike. Mu kujtua historia e një reportazhi tjetër që është bërë për kanabisin kur gazetarët paguanin njerëz që të gjuanin ne kallashnikov, unë pa e parë fola me një paragjykim, kam bërë gabim për sa i përket reportazhit në fjalë e kam bërë padashje, kam gabuar”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 3 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.