Rihanna është e njohur për lidhjet e saj të ngushta me stilistë të famshëm. Këtë e vërteton edhe shfaqja e saj e fundit krah Zac Posen gjatë ditës së hënë. Po të njëjtën ditë, revista “AnOther” publikoi kopertinën e radhës, një imazh bardhë e zi të këngëtares 26 – vjeçare e cila mbante në fytyrë një maskë të stilistit të famshëm,Alexander McQueen. Shfaqja e Rihannës në këtë kopertinë është pjesë e një numri special që dokumenton trashëgiminë e McQueen në botën e modës, filmit e muzikës.

 

(er.cu/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb