KOSOVE – Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora, do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ky do jetë koncerti i parë i Rita Orës në vendin e saj të lindjes.
rita-ora
Edhe pse ardhja e yllit me famë botërore u konfirmua nga ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli këngëtarja ka postuar një status për ardhjen e saj në Kosovë. Postimi, i cili ishte shkruar në anglisht dhe në shqip shoqërohej dhe me një foto të një bluze të Ritës që lexonte Kosova.

Me shumë siguri, logon që ka zgjedhur Rita për 10-vjetor, më 17 shkurt, në shesh, do ta shohim të veshur edhe nga shumë adhurues të saj.

‘Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita’- ka shkruar këngëtarja me origjinë shqiptare në Instagram.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb