Një video e shpërndarë në rrjet dhe e emetuar në disa prej mediave dhe televizioneve në Turqi është kthyer në virale, pasi tregon momentin kur një robot i ndërpret disa herë fjalën ministrit turk të Komunikimit, Ahmet Arslan.

Ky i fundit ishte duke mbajtur një fjalim mbi sigurinë gjatë hulumtimit apo përdorimit të internetit, kur roboti i programuar me inteligjencë artificiale, i ka kërkuar ministrit të flasë më ngadalë, pasi nuk kuptohej se çfarë thonte.

“Flisni ngadalë, nuk e kuptoj se çfarë po thoni. “Për çfarë po flisni?”, vazhdoi t’i thoshte roboti “Sanbot”, ministrit Arslan.

Mediat turke raportojnë se roboti është larguar nga salla nga personat e pautorizuar, pas kërkesës së ministrit turk se dikush duhet të merrte në kontroll “Sandot”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: