KOLONJË-Dhuna e vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij i ka kushtuar lirinë një 38-vjeçari nga Erseka, duke përfunduar kështu pas hekurave. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Klodian Dhëmbi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetases S.DH, 31 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Klodian Dhëmbi, 38 vjeç, banues në Ersekë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 23.11.2017, në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.DH, 31 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: