KLOS- Rrugët rurale të paasflatuara apo në gjendje të degraduar gjatë viteve të fundit kanë ndryshuar fizionomi, duke iu nënshtruar rikonstruksionit. E jo më kur bëhet fjalë për rrugë nacionale, të cilat për një vend pretendent për anëtarësim në BE, padyshim që duhet të jenë brenda parametrave.

E teksa gjatë çdo fushate elektorale apo dalje të bujshme në media, qeveritarët trumbetojnë me të madhe investimet në rrugë, duket se kanë harruar të kthejnë sytë nga një aks kombëtar që lidh jo vetëm Tiranën me Peshkopinë, por edhe me Maqedoninë.

Bëhet fjalë për aksin Burrel-Klos, i cili nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” duket se ndodhet në gjendje të rënduar.
rruga-e-prishur-11
Prej vitesh rruga Milot-Peshkopi nuk e ka ndjerë dorën e investimeve, përkundrazi ka degraduar çdo ditë e më shumë. Reshjet e shiut gjatë muajve të dimrit që lamë pas, e kanë gërryer akoma dhe më shumë, duke i kthyer gropat mesatare në të stërmëdha.
rruga-e-prishur-10
Përpos shembjes së një pjesë të rrugës në Skuraj, dhe rrëshqitjes së dherave afër Qafës së Ulzës, qytetarët që duhet të përshkojnë këtë aks rrugor, kombëtar, për të shkuar drejt Peshkopisë dhe zonave përgjatë rrugës, duhet të përballen me peripeci të mëdha.
rruga-e-prishur-9
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë vëmendjen maksimale për të mos rënë në ndonjë gropë të hapur në mes të rrugës, e cila vetëm e tillë s’mund të quhet më.
rruga-e-prishur-7
Sidomos aksi Burrel-Klos ndodhet në një gjendje të degraduar. Aq sa ndonjë turisti, apo qytetari që shkon për herë të parë në atë zonë, zor se do t’i mbushet mendja se bëhet fjalë për një rrugë nacionale, në të cilën vështirë se gjen ndonjë gjurmë asfalti.
rruga-e-prishur-6
Për të shmangur aksidentet apo dëmtimin e mjeteve, shoferët duhet të lëvizin sa majtas-djathtas brenda rrugës. Ndërkohë që udhëtarët janë ata që i vuajnë edhe më shumë pasojat e tronditjes që pësojnë gjatë kalimit në këtë rrugë.
rruga-e-prishur-5
Gjatë viteve të fundit, banorët e zonës thonë se kërkesa e tyre më e madhe në takimet elektorale ka qenë ndërtimi i rrugës, dhe shtojnë se për këtë gjë nuk u kanë munguar premtimet. Por në realitet në këtë rrugë nuk është vënë aspak dorë.
rruga-e-prishur-4
E derisa autoritetet përgjegjëse të kthejnë sytë nga ky aks kombëtar, banorët e zonës do të vazhdojnë peripecitë e përditshmërisë, duke ecur në të njëjtën rrugë me baltë e gropa, që çdo ditë e më shumë i ngjan një gërmadhe.
rruga-e-prishur-3

rruga-e-prishur2-jpg

rruga-e-prishur-1

rruga-e-prishur

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb