Pjesa e madhe e njerëzve sot bie dakort me mendimin se duhet ta ndryshojmë në një farë mënyre sistemin tonë ekonomik. Ai përbën kërcënim për planetin për shkak të konsumit të tepërt, ofron shpërqëndrim të dëmshëm nëpërmjet reklamave, I mban shumë njerëz të uritur dhe pa kujdesin e nevojshëm shëndetësor, dhe ushqen luftëra që mund të evitohen. Megjithatë duket se preferojmë të neglizhojmë idetë e kritikut më të famshëm të tij, Karl Maksit. Por nuk është për tu habitur. Praktikisht, idetë e tij politike dhe ekonomike janë shfrytëzuar për të krijuar ekonomi shkatërrimtare dhe diktatura të shëmtuara. Dhe sinqerisht, zgjidhjet që Marksi propozoi për të këqijat e botës tani tingëllojnë ca të marra. Ai mendonte se njerëzit duhet të hiqnin dorë nga prona private. Ne nuk duhej të na lejohej zotërimi I asgjëje.

Në momente të caktuara ne edhe mund të jemi paksa simpatizantë. Por është si të duash të ndalosh me ligj thashethemet apo të parit televizor. Është shpallje lufte ndaj natyrës njerëzore. Dhe Marksi besonte se bota do të vazhdonte më në fund një rrugë të drejtë nga diktatura e proletariatit; që sot nuk do të thotë më shumë. Në Angli, partitë Marksiste të shpallura haptazi morën një shumë prej vetëm 1,685 votash në zgjedhjet e përgjithshme, nga gati 40 milionë vota të përgjithshme.

E megjithëatë, mendoj se nuk duhet ta rrefuzojmë Marksin shumë shpejt. Në vend të saj, mund ta shohim atë si një udhërfyes, diagonoza e problemeve të  Kapitalizmit të së cilit mund të na ndihmojë për të kaluar drejt një të ardhmeje më premtuese.

Kush ishte?

Karl Marksi u lind në 1818, në Trier të Gjermanisë. Ai vinte nga një linjë e gjatë Rabinjsh, por familja e tij u konvertua në Katolike kur ai ishte 6 vjeç për tu përshtatur me shoqërinë Gjermane. Në Universitetin prestigjioz të Bonit, ai arriti borxhe shumë të mëdha, u arrestua për shkak të pijes e për prishje të qetësisë, dhe u përfshi edhe në një duel. Ai gjithashtu donte të bëhej një kritik dramaturgjie. I pakënaqur, babai I tij e dërgoi paskëtaj në universitetin më serioz të Berlinit, ku ai iu bashkua një grupi filozofësh të njohur si Hegelianët e Rinj, të cilët ishin jashtëzakonisht skeptikë ndaj politikës dhe ekonomisë moderne.

Shpejt Marksi u përfshi në partinë Komuniste, një grup I vogël intelektualësh që mbronin idetë e rrëzimit të sistemit klasor dhe të heqjes dorë ndaj pronës private. Ai punoi si gazetar dhe u lidh fshehtësisht me një zonjushë të pasur, Xheni fon Vestfalën. Për shkak të aktiviteteve të tij politike, çifti I ri u detyrua të shpërngulej prej Gjermanisë duke u vendosur më vonë në Londër.

Marksi shkruajti një numër shumë të madh librash dhe artikujsh, nganjëherë sëbashku me mikun e tij Fridrih Engels. Disa nga më të rëndësishmit janë Kritikë e Filozofisë Hegeliane për të Drejtën (1843), Familja e Shenjtë (1845), Teza mbi Fojerbahun (1845), Manuskripte të 1844, Ideologjia Gjermane (1845), Manifesti Komunist (1848), Kritikë e Programit Gota (1875), dhe shumë I gjati Kapital (1867-1894).

Më së shumti, Marksi shkruajti për Kapitalizmin, llojin e ekonomisë që dominon botën perëndimore. Në ato ditë, kapitalizmi vazhdonte të rritej, dhe Marksi ishte nga kritikët më inteligjentë dhe perceptivë të tij. Këto ishin disa nga problemet që ai lidhte me të:

Një: Puna moderne është “e izoluar”

Një nga idetë më depërtuese të Marksit, e përcjellë nga një libër I hershëm I njohur me titullin Manuskripte të 1844, është se puna mund të jetë një nga burimet më të mëdha të kënaqësisë. Është për shkak të këtij optimizmi të madh mbi punën në përgjithësi që e bënte atë aq të revoltuar ndaj punës që shumica e njerëzve duhet të përballojë.

Në mënyrë që të ndjehen të realizuar në punë, Marksi shkruajti se punonjësit duhet “të shohin veten e tyre në objektet që kanë krijuar”. Në formën e saj më të mirë, puna na ofron mundësinë për të nxjerrë jashtë atë që është e mirë brenda (për shembull, kreativiteti, rigoroziteti, logjika) për t’I dhënë më pas një formë të qëndrueshme në një objekt apo shërbim, të panvarur nga ne. Puna jonë duhet – nëse shkon siç duhet – të jetë pak më e mirë se sa ne mund të jemi në përditshmëri, sepse na lejon të përqëndrohemi dhe të shkrijmë në të anët tona më të mira.

Le të marrim përshembull një karrike si objekt: ajo është e drejtpërdrejtë, e fortë, e sinqertë dhe elegante. Por krijuesi I saj mund të mos ketë qënë po ashtu gjithmonë I tillë: nganjëherë ai edhe mund të ketë qënë me humor të keq, I dëshpëruar, I pasigurt. Por karrikia mbetet si memorial I anëve pozitive të karakterit të tij. Kjo është ajo çka puna idealisht përbën, mendoi Marksi. Por ai gjithashtu vërejti se si në botën moderne, pak e më pak punë e kanë karakteristikën që të na lejojnë të shohim më të mirën tonë në atë që bëjmë.

Pjesë e problemit me punën moderne është se është bërë jashtëzakonisht e specializuar. Kjo dallohet nga shumëllojshmëria e titujve nga më të padëshifrueshmit për pozicione si: specialist I teknologjisë paketuese, oficer I shpërndarjes së pijeve, teknik I higjenës gastronomike, arkitekt informacioni. Këto lloje punësh kërkojnë vite të tëra specializimesh dhe trajnimi, që e bën ekonominë moderne akoma më efikase, por në fund përballemi më një situatë ku rrallë herë është e mundur për natyrën tonë të vërtetë të gjejë liri shprehjeje në atë që nga dita në ditë kryhet.

Në sytë e Marksit, të gjithë ne përbrenda jemi gjeneralistë. Ne nuk jemi lindur për të bërë vetëm një gjë. Është vetëm ekonomia ajo që, për hir të interesave të saj egoiste, na shtyn neve t’i sakrifikohemi një disiplinë të vetme, gjë që na kthen në qënie (në fjalët e Marksit) “të njëanshme dhe të varura” dhe “shpirtërisht të munguar dhe fizikisht në gjendjen e një makine”. Ishte në veprën Manuskripte të 1844 ku Marksi për herë të parë argumentoi se si bota moderne çon në “izolim” – në Gjermanisht, Entfremdung.

Në brendësi të zemrës sonë, ne jemi shumë më të përbërë dhe të përzieshëm së sa na lejon ekonomia moderne: brenda maskës së qetë të një llogaritari mund të fshihet fare mirë një njeri I etur për të filluar kopshtarinë. Ashtu si edhe një poet mund të donte të punonte në ndërtim për disa vite.

Marksi i njeh potencialet tona të shumëfishta. Specializimi mund të jetë domosdoshmëri për ekonominë, por po ashtu është edhe tradhëti ndaj njerëzve.

Marksi gjithashtu do të na ndihmojë të gjejmë një punë që të jetë më kuptimplotë. Puna bëhet kuptimplotë, thotë Marksi, në një ose dy mënyra. Ajo ose e ndihmon punonjësin duke e reduktuar në mënyrë direkte vuajtjen tek një I tretë, ose e ndihmon atë në mënyrë të tërthortë duke rritur kënaqësinë tek të tjerët. Vetëm një numër I reduktuar llojesh pune, si të qënurit doktor apo yll operash, duket se përshtaten tërësisht me këtë formulë.

Por shpesh njerëzit lënë punën e tyre dhe thonë: nuk e shihja më të arsyeshme të punoja në sektorin e shitjeve apo të dizenjoja një fushatë marketingu për mobiljet e kopshtit, apo tu mësoja Frëngjisht disa fëmijëve që nuk donin aspak të mësonin. Kur puna ndjehet e padobishme, ne vuajmë – edhe nëse paga është e mirë. Marksi ka bërë një skeç të përgjigjes se si duhet ta reformojmë ekonominë; ne kemi nevojë për një sistem ekonomik që lejon më shumë njerëz të reduktojnë vuajtjet dhe të rrisin kënaqësitë. Thellë-thellë ne duam të ndjejmë se po ndihmojmë dikë. Ne duhet të ndjejmë se po punojmë drejt nevojave të vërteta – jo thjesht të jemi duke përmbushur dëshira kalimtare.

Marksi kishte parasysh shumë punë ku punonjësi fitonte mjaft mirë të ardhura, por nuk I shihte energjitë e tij të “mbledhura” diku. Inteligjenca dhe aftësitë e tij shpërbëheshin. Ata s’mund t’I vënë gishtin diçkaje për të thënë: “Atë e kam bërë unë, aty jam unë”. Kjo mund të hidhërojë dhe njerëz me punë në dukje magjepsëse – një folës lajmesh apo modele pasarelash. Në përditshmëri, është emocionuese. Por gjatë viteve nuk arrihet në asgjë. Orvatjet e tyre nuk përmblidhen. Nuk ka një objektiv afatgjatë drejt së cilit puna e tyre është e drejtuar. Pas vitesh pune ata thjesht ndalojnë. Është e kundërta e një arkitekti që mund të punojë për pesë vite në një projekt të madh – por të gjitha detajet e shumta, që mund të jenë të bezdisshme a frustruese në vetvete, mbas kohësh përmblidhen në një arritje të plotë e të tërë. Dhe çdokush që është pjesë e kësaj, është I përfshirë në ndjesinë e orientimit dhe qëllimit. Punët e tyre janë të nevojshme për të sjellë në jetë diçka të mrekullueshme. Dhe ata e dinë.

Dy: Puna moderne është e pasigurt

Kapitalizmi e bën qënien njerëzore tërësisht të zëvendësueshëm; vetëm një gur mes të tjerësh në forcat e prodhimit, dhe një që mund të hiqet qafe pa mëshirë në momentin kur rriten shpenzimet ose kur mund ato mund të reduktohen nëpërmjet teknologjisë. Thjesht nuk ka një gjë të tillë si siguria në Kapitalizëm. Dhe megjithëatë, siç Marksi e dinte, thellë brenda nesh, ne kërkojmë siguri me po atë intensitet që ndjejmë në një marrëdhënie. Ne nuk duam të shkarkohemi në mënyrë arbitrare, ne jemi të tmerruar nga braktisja. Marksi e di se ne jemi të zëvendësueshëm, e gjitha varet nga kostoja dhe nevoja. Komunizmi – e para nga ana emocionale – është një premtim se ne kemi gjithmonë një vend në zemrën e botës, se ne nuk do të braktiseshim. Kjo është thellësisht prekëse.

Tre: Punonjësit paguhen pak ndërsa kapitalistët pasurohen

Ky është mbase shqetësimi më I dukshëm që Marksi kishte me Kapitalizmin. Në veçanti, ai besonte se kapitalistët I zvogëlonin pagat e punonjësve sa më shumë të mundeshin në mënyrë që “t’u rripnin” sa më shumë përfitime (ai e quajti këtë “mbledhje primitive” ose në Gjermanisht Ursprüngliche Akkumulation). Qe shumë e vështirë që punonjësit të protestonin kundër ose të ndryshonin gjendjen e tyre. Jo vetëm që ata ishin të dëshpëruar për të patur një punë, por qiradhënësit dhe punonjësit e tyre mund tu kunderviheshin për t’I mbajtur të tillë duke rritur çmimin e jetesës bashkë më çfarëdo rritje në pagë. Jeta moderne solli gjithashtu sfida të reja duke e mbajtur të dobët proletariatin: lagje të ngjeshura, sëmundje, qytete të prirura ndaj krimeve, dëmtime njerëzore nëpër fabrika. Shkurt, shkroi Marksi, punonjësit mund të shfrytëzoheshin thuajse pafundësisht.

Katër: Kapitalizmi është shumë I lëkundshëm

Shumë kohë përpara Depresionit të madh apo tregjeve të aksioneve të kompjuterizuara, Marksi vuri re që sistemet kapitaliste karakterizohen nga një seri krizash. Kjo është pjesërisht sepse kapitalistët u shkojnë pas risqeve të mëdha për të arritur përfitime akoma më të mëdha, dhe spekulime të tilla lëkundin çmimet dhe punësimin. Por Kapitalizmi nuk është I lëkundshëm vetëm për shkak të konkurencës dhe dobësive njerëzore. Në gjykimin e Marksit, ai është I lëkundshëm në thelb – një forcë e cila vazhdimisht I kundërvihet vetvetes, “një magjistar që nuk është më I aftë të përballojë forcat e botës së përtejme të cilën ai e ka thërritur më shkopin e tij.”

Në mënyrë ironike, vuri në dukje Marksi, në Kapitalizëm ka kriza jo për shkak të mungesave, por për shkak të bollëkut; ne thjesht kemi shumë gjëra. Fabrikat dhe sistemet tona janë aq efikase, saqë mund t’I jepnim çdokujt në këtë planet nga një makinë, një shtëpi, liri hyrjeje në një shkollë dhe spital. Vetëm një numer I vogël do të duhej të punonte. Por ne nuk e lehtesojmë veten tonë. Marksi mendon se ky është absurditet; se është rrjedhojë e ndonjë forme të mazokismit patologjik. Në vitet 1700, duhej puna e pothuaj të gjithë të rriturve për të ushqyer një komb. Sot një komb I zhvulluar nuk ka nevojë për pothuaj asnjë të punësuar në bujqësi. Prodhimi I makinave praktikisht nuk kërkon asnjë punonjës. Papunësia është sot tmerruese dhe shihet si ndonjë sëmundje e rëndë. Por, në vizionin e Marksit, është një sukses:  është rrjedhoja e fuqive tona të pabesueshme prodhuese. Puna e njëqind njerëze mund të kryhet sot nga vetëm një makineri. Dhe megjithatë, në vend që të nxjerrim përfundimin pozitiv nga e gjithë kjo, ne vazhdojmë ta shohim papunësinë si një mallkim dhe si dështim. Dhe logjikisht, qëllimi I ekonomisjes duhet të jetë që të bëjë sa më shumë prej nësh të papunë dhe të festojë për këtë fakt, duke e parë si arritje e jo si dështim.

Marksi beson se për shkak se ne nuk e shpërndajmë pasurinë tonë me të gjithë, dhe as nuk e kërkojmë dhe festojmë papunësinë, jemi të përndjekur nga pasiguria, palumturia, dhe mungesa e thellë e qetësisë. “Shoqëria papritur e gjen veten të zhytur mbrapa në një gjendje të përkohshme barbarizmi,” shkroi ai. “Dhe pse?” “Sepse ne kemi tepër civilizim… tepër industri, shumë tepër tregti.”

Pesë: Kapitalizmi është I keq për kapitalistët

Edhe pse Marksi shpesh I ka quajtur kapitalistët dhe borgjezët “vampirë” dhe “vëllezër armiqësorë”, ai nuk besonte se ata kishin dhe zemër të ligë. Në fakt, ai besonte se edhe ata vetë ishin viktima të sistemit kapitalist. Për shembull, ai ishte shumë I vetëdijshëm për vuajtjet dhe dhimbjen e fshehtë që qëndronte pas martesave borgjeze. Shumë njerëz në kohën e tij flisnin për familjen më fjalët më të nderuara dhe të ndjera. Por Marksi argumentonte se si martesa në fakt ishte degëzimi I mëtejshëm I biznesit. Martesa përqëndronte para në duart e burrave, që I përdornin ato më pas për të mbajtur nën kontrollin e tyre gratë dhe fëmijët. Familja e lakmuar borgjeze qe në fakt e mbushur me tension, shtypje dhe pakënaqësi, dhe mbahej bashkë jo për hir të dashurisë, por për arsye financiare. Marksi besonte se Kapitalistët nuk donin të jetonin ashtu. Ai thjesht besonte se sitemi kapitalist I nxit njerëzit të vendosnin interesat ekonomike në zemrën e jetës së tyre, kështu që ata të mos I njohin më marrëdhëniet e thella, të sinqerta. Ai e quajti këtë tendencë psikologjike “fetishizmi I komoditetit” (Warenfetischismus) sepse na bën neve të vlerësojmë gjëra që nuk kanë asnjë vlerë objektive, dhe na shtyn t’I shohim marrëdhëniet tona me të tjerët kryesisht në terma ekonomike.

Ky është një aspekt tjetër I rëndësishëm I punëve të Marksit: ai na bën të vetëdijshëm për mënyrën tinëzare dhe të lehtë me të cilën një sistem ekonomik ngjyron llojin e ideve që njerëzit do të kenë për gjithçka. Ekonomia sjell atë që Marksi quajti, një ideologji. Në punën e tij të 1845, Ideologjia Gjermane, ai shkroi, “idetë e klasës në pushtet janë në çdo epokë idetë sunduese.” Një shoqëri kapitaliste është një shoqëri ku shumica e njerëzve, të pasur a të varfër, besojnë shumëfarë gjërash që janë thjesht gjykime vlerash në lidhje me sistemin ekonomik, për shembull: që nëse një njeri nuk punon është praktikisht I padobishëm, që nëse ne thjesht punojmë shumë fort do të ecim përpara, që më shumë zotërime do të na bëjnë më të lumtur dhe se gjërat e vlefshme (po ashtu edhe njerëzit) do të krijojnë domosdoshmërisht më shumë të ardhura.

Më pak fjalë, një nga të ligat më të mëdha të kapitalizmit nuk është se ka njerëz të korruptuar në drejtim – kjo është e vërtetë në çdo hierarki njerëzore – por se idetë kapitaliste na mësojnë të gjithëve të jemi në ankth, konkurues, komformistë, dhe politikisht të vetëkënaqur.

Punoi dhe përktheu: Rea Shundi

Nga: Alain de Botton

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: