Rreth 2 400 policë dhe 1 000 ushtarë belgë do të mobilizohen për samitin e NATO-s që do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel, një angazhim i jashtëzakonshëm sigurie që do të fillojë që prej sot në mbrëmje për shkak të ndeshjes Francë-Belgjikë.

Tridhjetë presidentë dhe kryeministra priten në kryeqytetin belg me rastin e këtij samiti, mes të cilëve presidenti amerikan, Donald Trump.

Përveç selisë së NATO-s, në veri të Brukselit, forcat e rendit do të sigurojnë gjithashtu Muzetë mbretërorë të Artit dhe Historinë në parkun e Cinquantenaire, në lagjen europiane të qytetit, ku drejtuesit do të darkojnë.

Perimetër sigurie do të vendoset rreth këtyre zonave dhe disa rrugëve. Qarkullimi do të kufizohet.

“Është një angazhim i jashtëzakonshëm”, theksoi zëdhënësja e policisë së Brukselit.

Policia do të mobilizohet që prej sot në mbrëmje nga gjysmë finalja e Kupës Botërore të Futbollit mes Francës dhe Belgjikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: