Pas deklaratës  së ambasadorit të Ukrainës, Alexander Alexandrovich, se Serbia me votën kundër rezolutës së Krimesë bëri autogol, ka reaguar menjëherë Ministri i i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Në një prononcim për mediat, ai iu drejtua diplomatëve të huaj në Beograd se Serbisë nuk ka nevojë që t’i jepen leksione dhe të ndërhyjnë në politikën e vendit.

Ai gjithashtu tha se nuk ishte i sigurt nëse ata që kanë votuar për projektrezolutë për Krimenë do të votonin njëlloj nëse do bëhej fjalë për Kosovën. Daçiç tha se “Serbia votoi kundër rezolutës së OKB­-së për Krimenë për shkak të tekstit të ashpër më të cilin sulmohej Rusia”.

“Unë u heq kapelen të gjithë atyre që votuan kundër Rusisë për Krimenë, po qe se shkruajnë ashtu për Kosovën kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë”, vijoi më tej Daçiç. Ambasadori i Ukrainës në Serbi kritikoi votën e Serbisë kundër Rezolutës së OKB­-së për shkeljen e të drejtave të njeriut në Krime.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: