Këngëtarja e njohur, Shakira, e cila është e martuar me mbrojtësin spanjoll, Gerard Pique, i ka kushtuar një status yllit shqiptar të kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një euro-gol në ndeshjen kundër Polonisë.

Shakira, përmes rrjetit social Twitter, ka komentuar me humor golin e Shaqirit pasi mbiemri i tij i është dukur i ngjashëm me emrin e saj artistik.

“Hera e parë në histori që një çift [Shakira dhe Pique] shënon në një Kampionat Evropian – Piqué and Shaquiri!!!”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kujtojmë se edhe trajneri i njohur anglez, Stuart Pearce, e kishte ngatërruar Xherdan Shaqirin me këngëtaren Shakira, kur lojtari kaloi në Stoke City.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: