SHBA – Një video tronditëse e filmuar nga një pasagjer brenda një avioni shfaq momentin, kur krahu i djathtë i tij filloi të lëshonte tym gjatë kohës, që po bëhej gati për ulje.

Josh Jacobs nga Boston i SHBA, po kthehej me avion nga Shangai drejt SHBA-ve kur dëgjoi paralajmërimin nga kabina e pilotit, se janë të detyruar të bëjnë ulje emergjente në Montreal të Kanadasë,

“Vetëm disa momente para se të bënim uljen e kuptuam se diçka nuk është në rregull. Të gjithë që ishin në avion po dëgjonin zhurma të ndryshme ndërkohë që bëheshin gati për ulje” deklaruar Jacobs. Nga incidenti nuk pati asnjë të lënduar.

Zyrtarët të kompanisë kanë deklaruar se avioni Boeing 787, ka ndjekur procedurat standarde duke zbrazur rezervuarin dhe fikur motorin e djathtë, i cili ishte përfshirë nga flakët.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb