TIRANE – Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkarkoi dje Shemsi Prençin nga detyra në krye të Emergjencave Civile. Ky i fundit, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, tha se ka patur edhe më herët tentativa për t’a zëvendësuar pasi nuk kishte gjetur të njëjtën gjuhë me ministren.

Prençi shprehet se sistemi i Emergjencave Civile ka rënë përtokë që në momentin kur ato kaluan në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur.

Ai thotë se kishte shpërfillje dhe kundërshti në mendimet dhe idetë e tij për përmirësimin e qendrës kombëtare të Emergjencave Civile.

Prençi shprehet se ai i ka bërë raportime të ditëpërditshme për problemet ministres, për të cilën thotë se do ketë bërë gabim të madh nëse nuk i ka lexuar.

“Unë ministres ia kam bërë të ditur me memo e raporte të përditshme. E kam informuar gjithmonë. Uroj që memot që kam dërguar të mos ketë patur kohë t’i ketë lexuar, se nëse ka patur kohë e nuk i ka lexuar atëherë është gjëja më e keqe. Sistemi i emergjencave është në Tokë.

Ne në 4 vite bëmë të mundur falë ndihmës së vendeve europiane ngritëm një standart gati europian, por kur kaloi në dorë të ministrisë, sistemi i mbrojtjes civile kaloi në garnizon ushtarak. Në Shqipëri u bë një hap mbrapa, ndërkohë që bota kaloi në Civil Protection ne kaluam në Civil Defence, me ushtrinë. Emergjencat Civile duhet të jenë pjesë e ministrisë së Brendshme, aty vëmendja është më e përqëndruar, kur kaluam në Ministrinë e Mbrojtjes, çdo gjë kaloi në shtabin e përgjithshëm. Janë bërë gabime trashanike, por ne kemi informuar gjithmonë se si duhet të ndodhë.

E kam pritur lirimin nga detyra, që në janar, madje dhe vetë nuk ndihesha mirë. Tani ndihem mirë, nuk kuptoheshim mirë me Ministren. Ndoshta ngaqë vetëm unë drejtor nga Veriu, e ndoshta s’më kuptonte gjuhën

Uroj që z. Haki Çako t’i japin më shumë mbështetje se mua,” tha Prençi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: