TIRANE- Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një mesazhi në “Facebook”-ut akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar për shëndetësinë falas.

Vasili kërkoi dorëheqjen e Ramës, ndërsa shtoi se shëndetësia jo vetëm që nuk është falas por në ditët e saj me të këqija.

Kujtojmë se sot dhanë dorëheqje të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT, të cilët morën këtë vendim për shkak të kushteve të këqija në punë.

MESAZHI I VASILIT
Shëndetësia falas, mashtrimi kriminal i kryeministrit mashtrues.
Mashtrimi me i pacipe qe shqiptareve ju eshte bere ndonjehere eshte shendetesia falas, qe premtoi me zhurme te madhe ky kryeminister.
Me padijen e tmerrshme, tashme te njohur te tij, kryeministri nuk la budallallek pa thene per shendetesine, pasi dihet qe kupton “shume” nga mjeksia.
Buxheti per 2018 kaloi dhe shendetesia dhe nuk eshte jo falas por eshte ne ditet e saj me te keqia.
Kryeministri genjeu rende qindra mijra shqiptare.
Duhet te iki ai sa me pare.
Shendeti i njerezve nuk kurohet me mashtrime, por me modesti dhe kokeulje dhe kur nuk kurohet shendeti ky eshte KRIM.
Në premtimin e PS-së që u fiksua edhe në programin e qeverisë 2013-2017 deklarohet reformë radikale. “Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor, sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm”, shkruhet në këtë program
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: