TIRANË-Në sektorin e Shëndetësisë shqiptare problemet vijojnë të mbeten të mëdha sa i përket ilaçeve, shërbimit ndaj pacientit, por këtë radhë një kritikë e ashpër ka ardhur mbi investimet. Vajza e deputetit Namik Dokle, doktoreshë Anika Dokle shprehet në rrjetin social Facebook se me rishikimin e buxhetit, ulja më e madhe në investime i është bërë sektorit të Shëndetësisë. Ndërkaq, gazetari Ylli Dylgjeri i përgjigjet duke i pohuar se situata në spitale është skandaloze dhe se këtë e përjetoi vetë teksa ishte i shtruar tek Kardiologjia në QSUT, për një ndërhyrje në zemër. Mandej, Dylgjeri një apel të fortë ia bën ministrit të Shëndetësisë, z Ilir Beqaj.
“Kështu, duke iu drejtuar Ministrit Ilir Beqja në veçanti, dhe drejtorise se QSUT, do të thërrisja fort:
Mos gënjeni më o mashtrues! Lëvizni nga karriket dhe shikoni si vuajnë pacientet në këtë vapë përveluese”.

Anika Dokle shkruan:
“Ore, ku ju con mushka ju?!
Apo mbaruat pune me koncesionet????
Rishikohet buxheti, ulja më e madhe në Shëndetësi
Rënia më e madhe në investime do të jetë në sektorin e shëndetësisë në të cilën kemi përgjysmim të asaj që ishte parashikuar në buxhetin e vjetër. Kështu akti normativ parashikon që në sektorin shëndetësor investimet të bien nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë të vjetra”.

Ylli Dylgjeri shkruan:
E dashur Anika,
(për drejtuesit e lartë të shendetësisë)
Dje kam dalë nga spitali “Nene Tereza”, pas nje nderhyrje në zemër, stende në nje koronare të bllokuar. Duke falenderuar ekipin
e mjekëve, me ne krye Profesor Artan Godon, nuk mund te rri pa shprehur dy fjalë edhe për qëndrimin në reanimacionin e kardiologjise.
Ju them miq që ishte një ambjent skandaloz, që vetem për te semurë kardiak nuk ishte. Ambjenti ofronte temperaturen e jashtme te ketyre diteve te nxehta, deri në 38 grade, dhe sikur te mos mjaftonte i nxehti përvelues, ne pasdite te sulmonin mushkonjat nga dritaret me rrjeta te shqyera. Vetem duke e jetuar vete, e kupton se si është gjendja në shendetësi sot. Kështu, duke iu drejtuar Ministrit Ilir Beqja në veçanti, dhe drejtorise se QSUT, do të thërrisja fort:
Mos gënjeni më o mashtrues! Lëvizni nga karriket dhe shikoni si vuajnë pacientet në këtë vapë përveluese.
Rregulloni hotelerinë e spitaleve e pastaj mendoni për dhenien e koncesioneve!
Regulloni ËC-të, se janë bëre më te pista se Ju.
Se fundi, nëse doni, jam gati të dal përpara mediave e kujdo për këto që kalova e tregova.

Ndërkaq, vajza e deputetit i përgjigjet:
“Te lumte pena!! Kohe me pare une pata shkruar: Beqaj u befsh per Q.S.U.T.! Vetem keshtu mund te marresh vesh ku i dhemb e ku i djeg Shendetesise”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb