Në një shkëmbim zjarri në një sallë festive në komunën Anderlecht të rajonit Brukselit, dy net më parë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Siç njofton agjencia e lajmeve Belga, personat që kanë qëlluar me armë kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në kërkim të tyre për veprën penale të tentativës së vrasjes, transmeton albinfo.ch. Sherri që u përshkallëzua në shkëmbim të shtënash me armë, sipas mediave loakle lidhet me komunitetin e atjeshëm shqiptar, pasi ndodhi në një mbrëmje festive me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: