Policia Ruse arrestoi ditën e Premte disa shkencëtar që punonin në një fabrikë sekrete nukleare nën akuzën e prodhimit të monedhave virtuale.

Të dyshuarit thuhet se kanë përdorur super kompjuterin më të fuqishëm të Rusisë për të “gërmuar” Bitcoin raportojnë mediat vendase.

Qendra Federale Nukleare në Sarov në Rusinë Perendimore është një zonë me akses të kufizuar. Sipas qendrës ka pasur përpjekje për të shfrytëzuar kompjuterat e fabrikës për qëllime private, si gërmimi i monedhave virtuale.

Super kompjuteri supozohej se nuk duhej të ishte lidhur me internetit për të parandaluar ndërhyrjet nga jashtë dhe kur shkencëtarë vepruan kundër kësaj rregullore, Shërbimi Federal i Sigurisë u lajmërua.

“Një çështje kriminale është hapur kundër tyre,” shkruante agjencia e lajmeve Interfax. Monedhat kriptografike si Bitcoin nuk bazohen në kompjutera të centralizuar. Njerëzit ofrojnë fuqinë e tyre kompjuterike për të mbajtur në funksionon sistemin dhe mundësuar transaksionet. Kështu ata shpërblehen në Bitcoin.

Gjatë luftës së ftohtë, bomba e parë nukleare e Rusisë është ndërtuar në Sarov. Ky fshat top sekret nuk shfaqej në asnjë hartë e qytetarët duhej të pajiseshin me leje të veçantë për të hyrë.

Në këtë qendër punojnë 20,000 njerëz dhe super kompjuteri i saj ka një performancë prej 1 petaflops i aftë të kryejë 1,000 trilion llogaritje në sekond, njofton PCWorld Albanian.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: