SHKODËR- Një 48-vjeçar ka humbur jetën, pasi e kanë zënë poshtë rrënojat e një objekti ku ai punonte. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në fshatin Grudë të Shkodrës.

Burime nga policia bënë me dije se Gjin Leka, punëtor ndërtimi, u dërgua si fillim në spital por fatkeqësisht nuk mundi ti shpëtonte plagëve të marra. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: