SHKODER-Kapet një tjetër sasi e madhe droge në Shkodër. Një furgon me kanabis është sekuestruar paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se mjeti po lëvizte në aksion Shkodër-Han i Hotit.

Burime zyrtare bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se lënda narkotike prej 70 kg dyshohet se kishte destinacion Malin e Zi. Në aksionin policor merrnin pjesë edhe FNSH Shkodër, ndërsa u ndalua dy persona, shoferi dhe pasagjeri i furgonit.

Kujtojmë se pak ditë më parë në kuadër të një operacioni në Vilun të Velipojës u sekuestruan rreth 1502 kilogram kanabis si dhe u arrestuan 5 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Mes të arrestuarve ishte edhe punonjësi i policisë Enriko Zyle si i implikuar.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni “NDALESA E FUNDIT”. Sekuestrohen rreth 70 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Sot me datë 15.11.2017 nga efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u finalizua me sukses operacioni policor “Ndalesa e Fundit” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

TE ARRESTUAR
Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë

Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim si bashkëpunëtorë, i shtetasve:
NE KERKIM
A. B, banues në fshatin kameras, Fushë Krujë

S. H. banues në fshatin kameras Fushë Krujë,

E. X. banues në fshatin kameras Fushë Krujë,

Arrestimi i shtetasit Fatbardh Hoxha u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA077RZ.

Gjithashtu arrestimi i shtetasit Kledi Xeka u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike.

Ndërsa shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qënë të parkuara tek karburanti. Jane ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: