VLORE- Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:35.

Të njëjtat burime theksuan se mjeti tip ‘Mercedes Benz’ me targa AA 131 RX në pronësi të 30-vjeccarit me inicialet A.L, ishte parkuar në lagjen “24 Maji”.

“Më datë 17.10.2017, rreth orës 04:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonate se në lagjen “24 Maji”, është djegur një mjet. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të cilët kanë konstatuar mjetin tip Mercedes Benz me targë AA 131 RX, të djegur plotësisht, në pronësi të shtetasit A.L., 30 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e plotë të djegies së këtij mjeti.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: