TURQI- Prokuroria turke ka kërkuar 5.5 vite burg për një 27-vjeçare e cila akuzohet për dhunë barbare ndaj vajzës së saj të mitur, vetëm 2 vjeçe. Kishte qenë bashkëshorti i 27-vjeçares, Erdem Tulubas nga provinca e Zonguldakut, në brigjet e Detit të Zi që kishte vënë re shenja të çuditshme në trupin e së bijës dhe më pas kishte vendosur një kamer të fshehtë në banesë.

Në video ishin regjistruar skena të dhunshme ku shihej se si nëna godiste të bijën, ndërsa kjo e fundit qante me dënesë. Siç raportojnë mediat turke, nëna Tugba Tulubas pasi u ndalua nga policia mohoi akuzat, ndërsa theksoi se ky ishte një skenar i bashkëshortit që donte të ndahej dhe të merrte kujdestarinë e vajzës.

Nena o

“Kur nevrikoset, çdo nënë e godet fëmijën e vet” pohoi nëna, ndërsa deklaroi se ishte penduar shumë për veprimin që kishte bërë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: