BRITANI E MADHE – Grimierja Amber Scott ka arritur ta shndërroi aeroplanin e prodhuar në vitin 1957 të tipit CV-440 në një sallon luksoz bukurie.

25-vjeçarja nga Carluke, Lanarkshire Skoci ka shpenzuar plot 30 mijë paund për restaurimin e një avioni të vjetër, i cili ka hapësirë të mjaftueshme edhe për katër grimiere tjera, dy parukiere dhe dy teknike të pedikyrit.

Prindërit e Amber, Andreë dhe Tricia e kishin blerë aeroplanin e vjetër dhjetë vite më parë 25 mijë paunde dhe mendonin ta shndërronin në një bujtinë raporton Daily Mail.

Por, edhe pse atyre i kushte kushtuar mbi 20 mijëpaund për ta transportuar nga Anglia në Skoci, ata kurrë nuk kishin arritur ta rinovojnë, dhe kështu gjatë 10 viteve të fundit kishte qëndruar i parkuar në oborrin e shtëpisë.

Por, Amber ka arritur ta realizoi ëndrrën e saj duke e shndërruar avionin e vjetër në një sallon luksoz bukurie. Ja disa foto të shndërrimit të avionit.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: