Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, kanë firmosur sot marrëveshjen për shpërndarjen e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët. Duke filluar nga dita e nesërme të gjithë pensionistët mund të tërheqin shpërblimet që qeveria vendosi të japë në prag të festave të fundvitit, si pjesë e paketës së solidaritetit në mbështetje të kategorive në nevojë.

Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblim është hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit. Qeveria ka menduar edhe për pensionistë që nuk kanë mundësi të kryejnë tërheqjen deri më 30 dhjetor, duke mundësuar tërheqjen e shpërblimit bashkë me pensionin e muajit Janar apo në vazhdim.

Ndërsa për pensionistët që e marrin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, shpërblimi i fundvitit do t’u kalohet në llogarinë bankare të çelur për kreditimin e pensionit mujor. Kalimi i shpërblimit në llogarinë bankare do të bëhet në datën 20 dhjetor.

Grafiku i Pagesave
-Më datë 15 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 dhjetor 2017.
-Në datën 18 dhjetor do te tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 4 dhjetor.
-Në datën 19 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 5 dhjetor.
-Në datën 20 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6 dhjetor.
-Në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7 dhjetor.
-Në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 8 dhjetor.
-Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët qe tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11 dhjetor.
-Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në ketë datë dhe ata që e kane tërhequr pensionin në datën 12 dhjetor.
-Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 13 dhjetor.
-Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14 dhjetor.
-Në datën 29 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe raste te tjera që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.
-Për pensionistët që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 20 dhjetor e në vazhdim.
Nga vendimi i qeverisë do të përfitojnë gjithsej 648 916 persona. Këtë vit qeveria zgjeroi kategoritë duke mundësuar kështu më shumë shpërblime për njerëzit në nevojë./Ata.gov.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb