Një shqiptar ka humbur jetën sot në lagjen “Vuliagmeni” në Athinë, pasi ai është djegur i gjallë brenda makinës. Ngjarja u regjistrua pak para orës 10:00 pranë portit sipas orës lokale. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 50-vjeçar shqiptar.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se targat e makinës së djegur i përkasin pikërisht shqiptarit, ndërsa identitetin e tij nuk e kanë bërë me dije. Makina tip Citroen ishte djegur tërësisht, po kështu edhe viktima që ndodhej në sediljen e shoferit.

Hetimet paraprake kanë treguar se zjarri nisi nga brenda automjetit, kurse shkaqet janë ende të paqarta. Ndërkohë, kufoma është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore për t’u kryer autopsia. Sakaq, policia e Athinës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka lënë të hapura të gjitha pistat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: