Tontenham nuk ka mundur dot të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në sfidën kundër Gent duke u eliminuar kështu nga “Europa League” pasi në takimin e parë ndeshja kishte përfunduar në favor të belgëve me rezultatin 1-0.

Pas përfundimit të ndeshjes së luajtur në mitikun “Wembley Stadium”, trajneri i Totenham, Mauricio Pochetino ka shpërthyer ndaj lojtarëve, madje i ka quajtur ato manekinë.

“Nuk e di çfarë na ndodhi. Futbollistët e mi ishin të përgjumur. Kritikat për këtë disfatë duhet të më adresohen mua, ndonëse kam një ekip me manikinë”, deklaroi i nervozuar Mauricio Pochettino.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb