TURQI- Shtëpia e lindjes e klerikut turk Fethullah Gylen që jeton në SHBA dhe që autoritetet turke e akuzojnë se qëndron prapa grushtit të shtetit në Turqi do të shndërrohet në tualet publik, shkruajnë mediat turke.

Fethullah Gulen ka lindur në Korucuk, por tani jeton në mërgim në Pensilvani.  Ai lindi në një shtëpi njëkatëshe në provincën qendrore të Erzurum, në Turqi.

Mediat turke raportojnë  se kjo shtëpi me kërkesë të banorëve do të shndërrohet në tualet publik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb