TIRANE – Kemi lajme të mira për ju që keni festuar “rëndshëm” dje. Mëngjesi i ditës tjetër nuk ka pse të jetë i tmerrshëm nga dhimbja e kokës, mjafton që të hani ushqimet e duhura para dhe pas pirjes së alkoolit.

Nuk është nevoja të dëndeni me ilaçe. Zgjidhja janë ushqimet dhe pijet natyrale. Ja kush janë ato:

Shpargujt
Të hani shparguj përpara se të dilni mund të ndihmojë në parandalimin ose lehtësimin e dhimbjes së kokës, sipas një studimi korean të vitit 2009. Shkencëtarët kanë gjetur se shpargujt kanë disa enzima që shpërbëjnë alkoolin. Edhe ditën tjetër pas pirjes, ulin dhimbjen e kokës që shkakton alkooli. Gjithashtu, duhet me patjetër që barku të jetë i mbushur plot përpara se të pini radhë gotat e alkoolit. Kjo bën që alkooli të shkojë në sasi më të vogla në rrjedhën e gjakut dhe të ketë një ndikim më të vogël në tru.

Vezët
Vezët kanë proteina dhe proteinat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak, ndërkohë që cistina e proteinave shpërbën toksinat e alkoolit. Mundohuni të gjeni vezë të freskëta sepse janë këto vezë ato që mbushin trupin shpejt me vitaminë B, niveli i të cilës është ulur nga konsumi i alkoolit shkruan Shije.

Mjaltë
Mjalti është plot me antioksidantë dhe fruktozë të përqendruar, që ndihmon në shkarkimin më shpejt të alkoolit nga sistemi juaj.

Banane
Nëse ndiheni shumë të lodhur pas një feste ku keni konsumuar shumë alkool, hani banane për të rigjeneruar trupin me potas dhe për të ndihmuar muskujt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb