Rezultatet negative që e kanë nxjerrë Vllazninë me një këmbë nga Superliga është tema kryesore e cila po diskutohet në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”.

I ftuar në studio, Artan Shyti, ka deklaruar se faji për këtë situatë ku ndodhet klubi është bashkia. Sipas tij nëqoftëse Vllaznia rrëzohet në kategorinë e parë për ta kjo do të ketë edhe kosto politike.

“Vllaznia ishte një projekt i bashkisë që dështoi. Vjet shpëtoi për pak, këtë vit duket se nuk ka shpëtim. Ky lloj menaxhimi kaq i centralizuar bashkiak ka lënë për të dëshiruar.

Që në fillim dukej se Vllaznia ishte një skuadër që çalonte. Fakti që bien dy klubet që kanë kryesisht menaxhimin lokal (Vllaznia dhe Lushnja) është tregues i asaj që kësaj forme i duhet dhënë fund.

Në këtë mënyrë kam përshtypjen se nuk është faji i trajnerit, por i një klime të krijuar. Bashkia detyrimisht duhet të ishte dorëzuar në procesin e privatizimit. Kjo jep dhe një kosto të madhe politike bashkisë.

Duhet theksuar se kjo rënie nuk është fundi i botës, por duhet të shërbejë për ta zgjuar nga hiri dhe ta çojë atje ku e meriton.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb