DAMASK- Të paktën 18 civilë kanë mbetur të vrarë në Siri, pas një sulmi ajror, ku u përdor gaz toksik. Ngjarja e rëndë ndodhi në një qytet në veriperëndim të Sirisë, njoftoi Observatori sirian i të drejtave të Njeriut (OSDH).

Ndërkohë, mes viktimave janë dhe dy fëmijë.

OJQ-ja njoftoi se personat u vranë nga asfiksimi në Khan Cheikhoun, në provincën e Idleb-it, por nuk ishte në gjendje të përcaktonte natyrën e gazit të përdorur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: