Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Sistem amerikan në Shqipëri për vëzhgimin e hapësirës ajrore, Xhaçka vizitë në kompaninë e njohur

Xhacka SHBA (5)

SHBA- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, ka nisur takimet zyrtare në Senatin dhe Kongresin amerikan. Xhaçka ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA me ftesë të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Xhacka SHBA (2)

Xhacka SHBA (1)

Në Capitol Hill, Ministrja e Mbrojtjes është pritur nga senatorët Tom Cotton dhe kongresmenët Matt Gaetz dhe Jim McGovern. Gjatë këtyre takimeve, ajo ka vlerësuar mbështetjen e SHBA për reformën ne drejtësi.

“Mbështetja amerikane është shumë e rëndësishme edhe për axhendën europiane të Shqipërisë”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes.

Xhacka SHBA (13)

Me kongresmenë e senatorë Xhaçka diskutoi mbi partneritetin strategjik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.
Po kështu ministrja është takuar me përfaqësues të kompanisë amerikane Lockheed Martin, kompania elitë në industrinë ushtarake në botë.

Po kështu kjo kompani po punon për Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të hapësirës ajrore shqiptare.
Kontrata për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore u miratua në nëntor 2017.

“Jemi të interesuar për praninë e investimeve të mëtejshme të industrisë ushtarake amerikane në Shqipëri. Sistemi i integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore me rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë por për të gjithë aleancën e NATO-s”, tha Xhaçka gjatë takimit në Lockheed Martin. Ministrja e Mbrojtjes, do të pritet në një takim të veçantë nga Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis.

Xhacka SHBA (12)

Xhacka SHBA (11)

Xhacka SHBA (10)

Xhacka SHBA (9)

Xhacka SHBA (8)

Xhacka SHBA (7)

Xhacka SHBA (6)

Xhacka SHBA (5)

(m.k/BalkanWeb)