Nga Brikena Metaj
GJIROKASTËR- Më shumë se dy muaj më parë qeveria ndërmori aksionin “Të pastrojmë Shqipërinë” që u fokusua kryesisht në pastrimin e shtretërve të lumenjve. Por sot, panorama që të ofrohet është e njëjta, me lumenj të ndotur dhe të mbuluar nga mbeturinat.

Shtrati i lumit Drino në Gjirokastër ka një histori të gjatë si vendgrumbullim mbeturinash. Aksionet e institucioneve qeverisëse që ndërmerren jo më shumë se një herë në vit rezultojnë të paefektshme në përmirësimin e kësaj situate.

Mbeturina urbane, qelqi e plastike i gjen të shpërndara kudo. Njësitë vendore vazhdojnë të kenë probleme në menaxhimin e mbetjeve. Në asnjë prej bashkive të qarkut Gjirokastër nuk ka ende një pikë grumbullimi me teknologji të lartë përpunimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb